ARRSH bllokon aksin Librazhd- Prrenjas, rrezikohet shembja e urës!

Aktualitet

ARRSH bllokon aksin Librazhd- Prrenjas, rrezikohet shembja e urës!

Vijon të bëhet emergjente situata në aksin Librazhd-Pogradec, në vendin e quajtur “Arrat e Gurrës”, për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe dëmtimit të urës.

Raportohet nga vendngjarja se ura është çarë dhe në këto momente rrezikon të bjerë, prandaj nuk lejohet as kalimi i këmbësorëve.

Gjatë orëve të fundit shembja ka avancuar, duke rritur rrezikun për qarkullimin në këtë segment. Mjetet e rënda, kamionët dhe autobusët nuk do të lejohen të kalojnë në këtë zonë.

ARRSH bllokon aksin Librazhd- Prrenjas, rrezikohet shembja e urës!

“Si autoritet e kemi në mbikëqyrje prej javësh, por prej 48 orëve ka pasur përkeqësim të ndjeshëm. Jemi të detyruar të bllokojmë tërësisht trafikun. Ka një përkeqësim të vazhdueshëm.

Në mëngjes ishte spostuar 27 m, aktualisht është 29 m. Poshtë urës po thërrmohet betoni, kështu që jemi të detyruar të bllokojmë totalisht rrugën edhe për mjetet normale. Parashikim për hapjen nuk mund të bëjmë, por do të nisim menjëherë nga puna. Ju lutemi shumë ta shmangni këtë rrugë patjetër, sepse do të gjendeni në radhë pritjeje. Nuk jemi në gjendje ta themi sa do të zgjasin punimet. Ura në këtë moment nuk shfaq siguri. Shkaqet janë natyrore, zona është ujëmbajtëse”, u shpreh kreu i ARRSH.

ME TE LEXUARAT