Arratisja e dështuar e autorit të ekzekutimit të portugezit/ Kjo është makina me të cilën turqit po e çonin drejt kryeqytetit

Mediat kanë siguruar pamjet e makinës që dy turqit përdorën për transportimin e 29-vjeçarit pas vrasjes së portugezit te 'Principotes'.
Sokrat Vata ishte i fshehur në bagazhin e makinës me targa të huaja, ndërsa u arrestua nga policia në Levan. Dy turqit, një 31-vjeçare dhe një 38-vjeçar synonin të sillnin Vatën drejt Tiranës.
Pushimet në Ksamil do të ishin të fundit për turistin portugez Luis Miguel Varela Mendes, i cili u vra në orët e para të së martës rreth orës 02:30 nga një punonjës brenda ambineteve të beach bar’-it ‘Principotes.’ Një konflikt i dyshuar për një vajzë me Sokrat Vatën, përshkallëzoi deri në vrasjen e 21-vjeçarit, i cili fillimisht u tha se u vra pranë portës së lokalit.
Që prej mbrëmjes të së hënës,i riu ndodhej bashkë me miqtë e tij në klubin e natës së vetë kompleksit, të quajtur “La Guerre”(Lufta) ku organizohej një festë me DJ francez. Në këtë pjesë të kompleksit, ndodhi edhe konflikti me njërin prej punonjësve.
Më pas, turisti është nxjerrë nga Vata në pjesën e jashtme të lokalit, pas 'beach bar'-it dhe shezlongëve ku është goditur me thikë nga 29-vjeçari që më pas është larguar. Sipas burimeve trupi i turistit dyshohet se u la jashtë për gati tre orë me disa plagë në shpinë dhe në kraharor, që i kanë shkaktuar vdekjen.
Vata është kapur vetëm pas pesë orësh në Levan të Fierit, teksa përpiqej të arratisej në bagazhin e një makine, ku shoferja 31-vjeçare dhe pasagjeri 38-vjeçar, ishin turq. Destinacioni i tyre njofton policia ishte Tirana. Për ngjarjen është arrestuar edhe polici Moisid Matushaj, i cil punonte si truprojë te 'Principotes', kurse një tjetër është shpallur në kërkim.


