ALARM/ Zjarr i madh pranë bazës së Pashalimanit në Orikum! Era e fortë përhap flakët

Aktualitet

ALARM/ Zjarr i madh pranë bazës së Pashalimanit në Orikum!

Një zjarr i madh ka përfshirë mbrëmjen e sotme zonën e Pashalimanit në Orikum.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë zjarrfikëset nga Vlora, të ndihmuara edhe nga forca dhe mjete nga Himara.

Për momentin nuk ka rrezik për banesat, por era e fortë po ndihmon përhapjen e flakëve që po djegin shkurre, ferra dhe dru, vteksa po e vështirëson edhe punën e zjarrfikësve.

Forcat në terren po punojnë për ta mbajtur zjarrin nën kontroll, ndërsa situata po monitorohet.

Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e nisjes së flakëve, teksa më shumë detaje priten në vijim./Shqiptarja

 

ME TE LEXUARAT