Ngricat vështirësojnë lëvizjen, bëhet kriposja e akseve rrugore në veri të vendit
Lajmifundit
/
25 Janar 2026, 14:37
Aktualitet

Dëbora vijon të vështirësojnë qarkullimin në veri të vendit, kryesisht në zonat malore të qarkut Shkodër.
Sipas parashikimeve, pritet rënie e ndjeshme e temperaturave e shoqëruar me ngrica.
Ndaj Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se po kryen pastrim dhe kriposje të plotë të akseve rrugore për të garantuar sigurinë e qarkullimit.
Drejtuesit e mjeteve keshillohen të lëvizin me goma dimërore dhe zinxhir si dhe të shmangin orët e para të mëngjesit dhe të mbrëmjes.


