Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, ndalohet shoferi norvegjez! Drejtonte mjetin i dehur

Aktualitet

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, ndalohet shoferi

Një shofer novegjez ka shkaktuar një aksident në rrugën kombëtare Gjirokastër-Tepelenë. Mësohet se aksidenti ka ardhur pasi ai po drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Sipas policisë lokale në Gjirokastër, Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë 45-vjeçarin norvegjez të identifikuar me inicialet B. K.

Ai në aksin rrugor “Tepelenë-Gjirokastër” është përplasur me një automjet tjetër. Nga përplasja e dy automjeteve janë regjistruar vetëm dëme materiale.

ME TE LEXUARAT