Humbi kontrollin e motorit, ndërron jetë 50-vjeçari në Lezhë (EMRI)

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Rrilë-Hidrovor, në Lezhë.
Një 50-vjeçar, që udhëtonte me motorr, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është rrëzuar. Drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.
Siç raportohet nga mediat, viktima është identifikuar si Shkëlqim Gjoni.
Lezhë / Informacion paraprak
Rreth orës 19:30, në aksin rrugor dytësor Spiten–Hidrovorë, shtetasi Sh. Gj., 50 vjeç, duke drejtuar një motomjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, duke dalë nga rruga.
Si pasojë, 50-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e saktë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


