Me masë sigurie nga SPAK / Drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, i dorëzohet autoriteteve në Morinë

Aktualitet

Me masë sigurie nga SPAK / Drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, i

Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni, ndaj të cilës SPAK caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” është ndaluar në pikën kufitare të Vërmicës

Sipas mediave në Kosovë, Hyseni ka qëndruar gjatë ditës në shtetin e Kosovës dhe më pas është dorëzuar te autoritetet shqiptare në Morinë, ku edhe është ndaluar.

Më pas Hyseni është shoqëruar në distancë me eskortë policie, ku ajo pritet të vijë në Tiranë dhe do ti komunikohet edhe akuza.

Me herët, Kryeministri Edi Rama njoftoi se e ka liruar nga detyra shefen e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni, disa orë pasi u bë publik lajmi se Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që ajo të pezullohet nga detyra dhe të vendoset në arrest shtëpiak.

Masat e SPAK ndaj Hysenit 

Kujtojmë që drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni u pezullua nga detyra dhe u vendos nën masën e “arrestit shtëpiak”.

Hyseni akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale të përkrahjes së autorit të krimit dhe nxjerrjes së sekreteve shtetërore.

Mësohet se masa ndaj Hysenit lidhet me hetimin e  Prokuroria e Posaçme ndaj Ergys Agasit, i akuzuar për krijimin e një grupi të strukturuar kriminal me qëllim manipulimin e tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI.

Njoftimi i SPAK: 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po kryhen hetime në kuadër të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025.

Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar,  me vendimin nr. 67, datë 21.9.2026 ka caktuar këto masa sigurimi:

1 “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga nenet 237 dhe 242 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetases Vlora Hyseni, me detyrë Drejtor i

Shërbimit Informativ Shtetëror (SHSH), si person nën hetim për veprat penale të parashikuara nga nenet 320/2 dhe 295/a/1 të Kodit Penal.

2  “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për shtetasin Fatjon Kalluci, me detyrë “Përgjegjës Sektori” në Institutin të Policisë Shkencore, si person nën hetim për veprën penale të parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal.

3  “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për shtetasin Embro Sulejmani, punonjës i shoqërisë “Agroturizëm Kodra e Kuajve”, si person nën hetim për veprën penale të parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.

Këto vendime i janë dërguar Policisë së Shtetit e cila ka ekzekutuar dy prej tyre.

Me vendimin nr. 618, datë 20.9.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar, ka lejuar kontrollin e banesës dhe kontrollin personal të shtetasit I.P., ish funksionar i lartë i Policisë së Shtetit.

Me vendimin nr. 619, datë 21.9.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lejuar kontrollin e kompleksit të vilave që ndodhen në adresën; kryqëzimi i rrugës “Durrësi në Shekuj” dhe rrugës “Bajram Tusha”, në zonën e Shkozet, Durrës.

ME TE LEXUARAT