Aksident në Pukë/ ‘Audi’ humb kontrollin, përfundon i përmbysur 10 m poshtë rrugës

Aktualitet

Aksident në Pukë/ ‘Audi’ humb kontrollin, përfundon i

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në segmentin Pukë–Qelëz.

Një automjet tip Audi ka dalë nga rruga në afërsi të kthesës së Qerretit të Vogël, duke përfunduar në një përrua dhjetëra metra poshtë rrugës.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit, Bardhok Pushtrija, ka mbetur i plagosur dhe po transportohet me urgjencë drejt Spitalit të Shkodrës për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, ndërsa rrethanat e aksidentit po hetohen/Shqiptarja

 

ME TE LEXUARAT