117 ditë protestë, pas fjalimeve poshtë zyrës së kryeministrit nis marshimi në rrugët e Tiranës
Lajmifundit
/
24 September 2026, 21:31
Aktualitet

Qytetarët kanë përmbyllur fjalimet në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, duke nisur marshimin tashmë të përnatshëm nëpër rrugët e Tiranës.
Gjatë fjalimeve të mbajtura, protestuesit e shumtë të mbledhur para Kryeministrisë kanë shfaqur revoltën e kritikat në drejtim kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Aksioni i revoltës qytetare do të vijojë me marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.
Qytetarët e shumtë kanë nisur marshimin drejtuar pikës qendrore të kryeqytetit, duke brohoritur njëzëri thirrje si “Shqipëria e shqiptarëve”, “Arrestoni Ramën”, ‘Shteti i rënë’ etj.


