Dhjetëra diplomatë braktisin sallën e OKB-së gjatë fjalimit të Netanyahut (VIDEO)

Bota

FGGBB.jpg

Dhjetëra diplomatë dhe përfaqësues të vendeve anëtare u larguan sot nga salla e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, në momentin kur kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ngjiti tribunën për të mbajtur fjalën e tij.

Nisja e fjalimit të kryeministrit izraelit u vonua për shkak të thirrjeve e sloganeve pro-palestineze në sallë, si dhe nga braktisja masive e ndenjëseve nga përfaqësuesit e shumë delegacioneve diplomatike.

Nga ana e tij, Netanyahu reagoi duke i cilësuar ata që u larguan si "frikacakë", ndërsa deklaroi në hyrje të fjalës së tij se Izraeli po mbron pikërisht vendet e atyre përfaqësuesve që zgjodhën të braktisnin sallën.

ME TE LEXUARAT