Çfarë po ndodh? Ndërpritet për herë të tretë seanca plenare pas përplasjeve në Kuvend

Debatet në Kuvend janë shoqëruar me tensione, pas afro një ore diskutimesh që u përqendruan kryesisht te akuzat e ngritura ndaj ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni.
Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, tentoi të rikthente seancën në rendin e parashikuar të ditës, duke njoftuar vijimin me interpelancën me ministrin Sofjan Jaupaj. Deputetët e opozitës kundërshtuan këtë vendim dhe vazhduan protestën brenda sallës.
Përplasja e duarve mbi tavolina dhe bllokimi i foltores e bënë të pamundur vijimin normal të punimeve.
Në këto kushte, Peleshi vendosi të ndërpresë sërish seancën për disa minuta, duke kërkuar lirimin e foltores përpara rifillimit të punimeve.


