Zbulohen emrat, detaje nga aksidenti me një humbje jete e dy të pla'gosur në Fushë-Krujë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fushë Krujë – Krujë në afërsi të Kamberas, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën. Sipas burimeve nga “Trauma” të plagosurit janë Blerim Durmo, 35 dhe Enjo Shijaku, 18 vjeç. Të dy në gjendje stabël me dëmtime kryesisht në gjymtyrë.
Ndërsa ka mbërritur pa shenje jete 19-vjeçari, Laert Zalla.Ndërkohë, një prej drejtuesve të mjeteve është shoqëruar në ambientet e Policisë, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.


