A po përgatitet Moska të sulmojë Europën? Flet Vladimir Putin

Bota

LajmiFundit.al.jpg

Moska nuk po përgatitet për një aksion ushtarak kundër vendeve evropiane, deklaroi presidenti rus Vladimir Putin, duke i cilësuar pretendimet për një kërcënim rus si përpjekje për të nxitur tensionet.

Duke folur për mediat premten, Putin tha se vendet evropiane po nxisin tensionet me qëllim që të vazhdojnë mbështetjen për Ukrainën

Ai akuzoi “qarqe agresive” në Evropë se synojnë të përdorin Ukrainën si “mish për top” për të kufizuar zhvillimin e Rusisë.

Putin i cilësoi si “provokim” deklaratat e ministrit estonez të Mbrojtjes, Hanno Pevkur, për një konflikt të mundshëm me Rusinë, ndërsa komentet mbi përfitimet e një sulmi parandalues ndaj Rusisë i quajti “klounadë politike”.

“Cirku është larguar, por klounët kanë mbetur,” tha ai.

Putin foli gjithashtu për mundësinë e rinisjes së bisedimeve me Kievin, duke thënë se Moska do ta bazojë çdo vendim në interesat e vetë Rusisë.

Sipas presidentit rus, Ukraina ka ngritur në mënyrë aktive mundësinë e një armëpushimi, përfshirë ndalimin e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike, si dhe përfundimin e bllokadës së bregdetit rus të Detit të Zi, ndërsa vijon sulmet e saj ndaj Rusisë.

Sipas Putinit, pretendimet se Moska synon të sulmojë Evropën po përdoren për të justifikuar para qytetarëve evropianë vazhdimin e shpenzimeve për Ukrainën.

 

ME TE LEXUARAT