Aksident tragjik në Fushë-Krujë, përplasen 3 makina, humb jetën 19-vjeçari, 2 të tjerë pla'gosen

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë, ku tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 21:15, në vendin e quajtur “Kameras”. Në aksident janë përfshirë automjetet që drejtoheshin nga shtetasit B. D., 35 vjeç, E. Sh., rreth 19 vjeç, dhe L. S., 38 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, B. D. dhe E. Sh. kanë mbetur të dëmtuar dhe janë transportuar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, një 19-vjeçar, shtetasi L. Z., i cili ishte pasagjer në një prej automjeteve, ka ndërruar jetë në spital, si pasojë e plagëve të marra.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili po vijon punën për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.


