Gara për inteligjencën artificiale, SHBA u kërkon aleatëve të zgjedhin: Ose me ne, ose me Kinën!

Teknologji

Gara për inteligjencën artificiale, SHBA u kërkon aleatëve

Rivaliteti mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës për inteligjencën artificiale po hyn në një fazë të re, që shumë analistë e krahasojnë me një "Luftë të Ftohtë" teknologjike. Dy fuqitë më të mëdha të botës po përpiqen të krijojnë aleanca për të dominuar zhvillimin e inteligjencës artificiale, ndërsa Uashingtoni po u kërkon partnerëve të zgjedhin se në cilën anë do të rreshtohen.

Sipas Reuters, administrata amerikane ka paralajmëruar aleatët se nuk mund të bashkëpunojnë njëkohësisht me SHBA-në dhe Kinën në projektet e inteligjencës artificiale. Vendet që vendosin t'u bashkohen nismave të Pekinit rrezikojnë të mbeten jashtë koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Në një draft-letër të përgatitur nga Departamenti amerikan i Shtetit thuhet se anëtarësimi në nismën amerikane Pax Silica nuk është thjesht formal, por përfshin detyrime të qarta. Në dokument theksohet se kjo nismë nuk mund të kombinohet me iniciativa të tjera që kanë objektiva të kundërta.

Përplasja mes dy vendeve është thelluar gjatë viteve të fundit. SHBA ka vendosur kufizime ndaj industrisë kineze të çipave, duke bllokuar aksesin e Pekinit në procesorët më të avancuar të kompanisë NVIDIA dhe në pajisjet për prodhimin e tyre nga kompania holandeze ASML.

Si kundërpërgjigje, Kina kufizoi eksportin e mineraleve strategjike që përdoren në prodhimin e gjysmëpërçuesve, materiale të domosdoshme për industrinë globale të teknologjisë.

Për të ulur varësinë nga Kina, Uashingtoni lançoi vitin e kaluar nismën Pax Silica, ndërsa Pekini krijoi Organizatën Botërore për Bashkëpunim në Inteligjencën Artificiale, e cila promovon modelet kineze të inteligjencës artificiale me kod të hapur si alternativë ndaj atyre perëndimore.

Edhe pse drafti amerikan nuk e përmend drejtpërdrejt Kinën, Reuters thekson se Pekini është aktualisht i vetmi rival që mund të sfidojë seriozisht SHBA-në në garën për inteligjencën artificiale. Kompani kineze si Moonshot AI kanë prezantuar modele që, sipas raportimeve, janë në gjendje të konkurrojnë me ato të zhvilluara nga OpenAI dhe Anthropic

ME TE LEXUARAT