Pankarta, flamuj kombëtarë dhe thirrje antisistem/ Diaspora vijon marshimin drejt Kryeministrisë, ironi me deputetët

Aktualitet

Pankarta, flamuj kombëtarë dhe thirrje antisistem/ Diaspora vijon

Qytetarët marshuan drejt godinës së Kryeministrisë, ndërsa po zhvillohet protesta e 78-të kundër qeverisë së Edi Ramës, ku të pranishëm janë edhe shqiptarë nga diaspora.

Ata i bënë thirrje kryeministrit që të përballet me ta në Bulevard, ndërsa i kujtuan se atdheu është i shqiptarëve dhe jo një biznes privat.

“Edi Rama dil në bulevard. Atdheu është i yni, jo biznes privat”, u shprehën ata.

Protestuesit ironizuan edhe deputeten socialiste Zegjine Çaushi, së cilës i kishin “thurur” disa vargje.

“Zegjine Zegjine, 3 milionë jemi ne. Ti nuk di të numërosh. Shko në shkollë të mësosh.”, bërtisnin në kor protestuesit.

 Diaspora është bërë pjesë e protestave të ditëve të fundit, me të ardhur të ardhur nga vende të ndryshme.

ME TE LEXUARAT