VIDEO/ Miqësorja e Kombëtares me Luksemburgun, trajneri Maran dhe Hysaj dalin përpara medieve! "Rivalët kanë cilësi"

Sport

VIDEO/ Miqësorja e Kombëtares me Luksemburgun, trajneri Maran dhe

Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, si edhe futbollisti Elseid Hysaj kanë dalë këtë të premte në konferencën për mediet nga 'Air Albania' në prag të ndeshjes miqësore kundër Luksemburgut, e cila do të luhet nesër në Tiranë.

Kuqezinjtë vijnë nga humbja 0-1 kundër Izraelit në miqësoren e parë të qershorit të para dy ditëve, ndërsa Maran kërkon fitoren në ndeshjen e dytë në stolin e Shqipërisë.

Hysaj: "Në fushë jemi 11 kundër 11, nuk është e thënë se cili rival është përballë. Luksemburgu ka emra me kualitet dhe të përqëndruar, ne duhet të kapim 120 përqindëshin tonë për të fituar. Ambienti është shumë i mirë, trajeri është pozitiv dhe të jep energji të mirë", tha Hysaj mes të tjerash.

 

ME TE LEXUARAT