"Do prisni më shumë!"/ Rama në Zvërnec: Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën

Politikë

"Do prisni më shumë!"/ Rama në Zvërnec: Këta

Gjatë takimit me banorët e Zvërnecit, kryeministri Edi Rama iu përgjigj kritikave dhe kundërshtimeve të ngritura nga disa qytetarë lidhur me projektin në zonë, duke theksuar se ka qenë gjithmonë i gatshëm për dialog.

“E thashë edhe atë ditë: ‘Kush do të flasë?’, thatë: ‘Jo, ne nuk negociojmë’. Jam unë i pari që nuk negocioj, se s’kam çfarë të negocioj me askënd. Por për të folur nuk diskutohet”, deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se nuk i shmanget përballjes me qytetarët dhe se nuk ka pasur asnjëherë frikë nga debatet publike.

“I thashë Brunës, mos më merr njerëz nga Vlora. S’kam frikë të përballem me asnjë njeri. Ata nuk më bëjnë të ndryshoj mendim dhe më shtojnë jetën. Këta që duan të më heqin do të duhet të presin shumë më tepër”, u shpreh Rama.

Deklaratat u bënë gjatë bashkëbisedimit me banorët, në një takim të zhvilluar mes debateve që kanë shoqëruar projektin e parashikuar për zonën e Zvërnecit.

ME TE LEXUARAT