Shpallet fituesi për rrugën Milot–Balldren/ Karakaçi: Hapet rruga për nisjen e punimeve...

Politikë

Shpallet fituesi për rrugën Milot–Balldren/ Karakaçi:

Është shpallur fituesi për ndërtimin e aksit rrugor Milot–Balldren, një prej segmenteve kyçe të Korridorit Adriatiko-Jonian, që pritet të përmirësojë ndjeshëm lëvizjen e automjeteve dhe lidhjen infrastrukturore në veriun e Shqipërisë.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, i cili e cilësoi projektin si një investim të rëndësishëm për qarkullimin dhe zhvillimin ekonomik të zonave të Lezhës dhe Shkodrës. Sipas tij, pas një procesi të gjatë dhe disa përpjekjeve të pasuksesshme në të kaluarën, shpallja e fituesit hap rrugën për nisjen e punimeve në një nga veprat më të shumëpritura infrastrukturore në vend.

“Kam kënaqësinë t’ju informoj që ditën e sotme kemi shpallur fituesin e rrugës Milot-Balldren. Ky është një aks mjaft i rëndësishëm, pjesë e korridorit Adriatiko-Jonian dhe që shërben për ndërlidhjen e veriut të Shqipërisë me pjesët e tjera të Shqipërisë. Kjo është një rrugë e shumëpritur nga banorët e qarkut Shkodër dhe Lezhë dhe që kryen lehtësimin e trafikut në këto zona. Procedura ka qenë jo e lehtë, pasi ka pasur disa tentativa të mëparshme, të cilat kanë rezultuar jo të suksesshme. Megjithatë, me përkushtim dhe profesionalizëm, ia kemi dalë që ditën e sotme të kemi shpalljen e fituesit, e cila bën përfundimisht të mundur ndërtimin e kësaj vepre.

ME TE LEXUARAT