Humbet sërish një vajzë në mes të turmës para Kryeminstrisë! Protestuesit e dorëzojnë në Polici

Një tjetër vajzë humbi mes turmës para kryeminstrisë.
Vajza me emrin Vjosa që për herë të fundit u pa afër zonës së Piramidës, u gjet pas disa çastesh.
Protestuesit i kanë dorëzuar fëmijën Policisë.
Për të gjashtën ditë radhazi, qytetarët janë mbledhur në protestë para Kryeministrisë për të kundërshtuar resortin në Zvërnec. Me flamuj dhe pankarta në duar, ata marshuan drejt Kryeministrisë duke brohoritur 'Revolucion', Shqipëria e shqiptarëve' dhe atdheu nuk është në shitje.
Një ditë më partë protestuesit kërkuan anulimin e planit për ndërtimin e resortit luksoz në Zvërnec, duke ripërsëritur 5 kërkesat. Protestuesit kërkuan shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investimet strategjike, shfuqizimin e Paketës së Maleve, anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore shqiptare, por edhe dorëheqjen e qeverisë.


