U bujshme! Në grup me Shqipërinë, Spanja rrezikon përjashtimin nga Europiani

Kombëtarja e Spanjës, rrezikon përjashtimin nga Europiani i kësaj vere, aty ku është në të njëjtin grup me Shqipërinë, Italinë dhe Kroacinë.
Ky duket një skenar i vështirë, por gjithçka lidhjet me ndërhyrjet e politikës, në Federatën Spanjolle.
Pas shkarkimit të presidentit Luis Rubiales, qeveria e Spanjës vendosi të mbikëqyrte punët në Federatë.
UEFA dhe FIFA, ndalojnë rreptësishtë ndërhyrjen e politikës në futboll. Në institucionet e futbollit, ekziston frika se Komisioni i ngritur nga qeveria e Spanjës mund të jetë një taktikë për t’u futur në botën e futbollit dhe për ta korruptuar atë.
Sekretarët e përgjithshëm Mattias Grafstrom (FIFA) dhe Theodore Theodoridis (UEFA) lëshuan një paralajmërim të ashpër për Sekretarin e Shtetit dhe Sportin, José Manuel Rodríguez-Uribes, duke lënë të kuptohet për pasojat e mundshme nëse qeveria nuk sqaron qëllimet e saj.
Pasojat mund të përfshijnë pjesëmarrjen e Spanjës në Euro 2024 dhe turnetë kontinentale.


