Publikohen pamjet e atentatit me armë në lokalin e një shqiptari në Bruksel

Një 44-vjeçar u qëllua me armë zjarri në trotuarin e një kafeneje në pronësi të një shqiptari mbrëmjen e djeshme (28 prill) në Bruksel rreth orës 22:30.
Mediat raportuan se policia ka gjetur një person të plagosur me armë zjarri kur ka mbërritur në zonën e njohur në rrugën Joseph Brand.
Në videon e publikuar, shihet momenti i atentatit me armë zjarri kur një person me kapuç ka ecur në trotuarin para kafenesë dhe papritmas ka nxjerrë armën nga dora duke qëlluar disa herë ndaj shënjestrës, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.
I plagosuri mesohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën ndërsa ende nuk dihet nëse është shtetas shqiptar.


