Ngacmoi seksualisht klienten, arrestohet kamarieri i lokalit në Shkodër

Aktualitet

Ngacmoi seksualisht klienten, arrestohet kamarieri i lokalit në

Një 31 vjeçar nga Shkodra është arrestuar nga Policia nën akuzën e ngacmimit seksual.

Bëhet fjalë për shtetasin, Gjergj Dedushi, i cili punonte si kamarier në një lokal në lagjen “Perlat Rexhepi” dhe është denoncuar nga një 27 vjeçare se e ka ngacmuar seksualisht.


Sipas të resë ngjarja ka ndodhur mesnatën e së dielës.

Pas kallëzimit të saj, Dedushi është vënë në pranga për veprën penale “ngacmimi seksual”.

ME TE LEXUARAT