Stuhitë e mëdha në Philadelphia, ndeshja Francë-Irak rrezikon të mos luhet sonte
Lajmifundit
/
22 Qershor 2026, 17:51
Sport

Ndeshja mes France dhe Irak në Kupën e Botës mund të përballet me vonesa për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.
Takimi, i planifikuar të zhvillohet mbrëmjen e sotme në Philadelphia, pritet të nisë në orën 23:00.
Megjithatë, stuhitë e parashikuara në zonën e stadiumit, të shoqëruara me reshje të dendura shiu dhe rrezik për goditje elektrike, kanë vënë në gatishmëri organizatorët, ekipet dhe tifozët.
Sipas raportimit të gazetës sportive franceze L’Équipe, ekziston mundësia që fillimi i ndeshjes të shtyhet nëse kushtet e motit përkeqësohen dhe paraqesin rrezik për sigurinë e pjesëmarrësve


