“Shqiponjat” fluturojnë në Poloni, sot seanca e fundit në Varshavë, superkompjuteri nuk e favorizon Shqipërinë

Sport

“Shqiponjat” fluturojnë në Poloni, sot seanca e fundit

Kombëtarja shqiptare fluturoi paraditen e kësaj të mërkure drejt Varshavës, atje ku do të luajë një duel shumë të rëndësishëm kundër Polonisë në kuadër të play off të kualifikimit për në kupën e botës.


Pas dy seancave stërvitore të zhvilluara në  shtëpinë e futbollit në Tiranë, kuqezinjtë do ta mbyllin programin stërvitor anti-Poloni, me seancën e fundit që do të zhvillohet sot në orën 18:00 në stadiumin e ndeshjes “PGE Arena” në kryeqytetin polak, ndërsa përpara seancës Silvinjo dhe kapiteni Gjimshiti do t’iu përgjigjen interesit të medias mbi këtë takim që mund të na afrojë me historinë.

Grupi i 26  lojtarëve i grumbulluar për duelin gjysmëfinal të play off është i plotë dhe pa probleme të qenësishme…vetëm sot pas stërvitjes së fundmit do të njihemi me lojtarët që do të shkojnë në tribunë.


Silvinjo ka edhe një seancë në dispocizion për të sheshuar bashkë me stafin edhe dilemat e vogla që ka në mendje për formacionin anti-Poloni.

Në tipologjinë e tij, Silvinjo është një teknik që ndryshon shumë pak, ndaj në mungesë të Manajt apo Dakut në majë të sulmit duket sikurse po shkojmë drejt një formacioni të përafërt me atë që përballoi Anglinë në tetor të vitit të kaluar në Tiranë.

Dilemat e vetme janë Ajeti apo Ismajli në qendër të mbrojtjes si dhe përfshirja apo jo nga minuta e parë në mesfushë e një lojtar ndër më të mirët e momentit me klube, Ylber Ramadani.

Në sulm favorit duken Hoxha, Uzuni dhe Bajrami…por Muçi është një konkret.  Sfida do të luhet të enjten ne orën 20:45 në stadiumin kombëtar të Varshavës dhe do të gjykohet nga arbitri anglez Antoni Tejlor, i cili na ka gjykuar 3 vite më parë në barazimin 1 me 1 jashtë fushe kundër çekisë.

Pavarësisht dëshirës dhe besimit se mund t’ia dalim në Varshavë, super kompjuteri i parashikimeve në futboll “Opta”, nuk na jep për favorite.

Përkundrazi në përllogaritjet e “Optas”, bazuar në të dhëna statistikore Polonia ka 56,6% shanse për ta fituar ndeshjen bredna 90 minutave krahasuar me 20,9% të shqipërisë”.

Mirëpo statistikat janë bërë për tu thyer…e kështu urojme të jetë edhe për rastin konkret.

ME TE LEXUARAT