Përplasje dhe dhunë jashtë stadiumit/ Tensione para sfidës AF Elbasani - Tirana
Lajmifundit
/
10 Maj 2026, 15:50
Sport

Përpara nisjes së ndeshjes mes AF Elbasani dhe KF Tirana janë regjistruar tensione dhe incidente jashtë stadiumit.
Burime paraprake bëjnë me dije se një grup tifozësh të ekipit kryeqytetas janë përfshirë në përplasje pranë impiantit sportiv, duke shkaktuar kaos dhe momente paniku në zonë.
Forca të shumta policie kanë ndërhyrë menjëherë për të qetësuar situatën dhe për të parandaluar agravimin e incidenteve.
Ndërkohë, tifozët po futen në stadium nën masa të shtuara sigurie, ndërsa sfida pritet të zhvillohet në një atmosferë tepër të tensionuar si në tribuna, ashtu edhe në fushë.


