Në Shqipëri drejtoi Tiranën, Erbim Fagu fiton Kupën si trajner në Holandë

Sport

Në Shqipëri drejtoi Tiranën, Erbim Fagu fiton Kupën si

Trajneri shqiptar Erbim Fagu ka bërë një arritje të jashtëzakonshme në Holandë. Ish-trajneri i Tiranës ka arritur të fitojë Kupën me skuadrën e ADO Den Haag U-19 përballë moshatarëve të AZ Alkmaar.


Në finale pati shumë pak diskutime se kush ishte ekipi më i mirë.

Skuadra e Fagut fitoi lehtësisht me shifrat 3-0, duke ngritur nje trofe që ka vlerë të madhe për punën dhe sakrificat e bëra.


Fagu punon prej 3 vitesh si trajner në Holandë, pasi u largua nga Tirana. Pas sezonit me bardheblutë ai zgjodhi një karrierë jashtë vendit, ndërsa Kupa e fituar pritet t'i japë shtysë për të tjera arritje në futbollin ndërkombëtar.

ME TE LEXUARAT