Momente paniku në fushë / Futbollisti Rosen Bozhinov pëson të fikët, ndeshja ndërpritet

Sport

Momente paniku në fushë / Futbollisti Rosen Bozhinov pëson

ITALI – Momente paniku në sfidën mes Juve Stabia dhe Pisa-s, teksa mbrojtësi bullgar i skuadrës mike, Rosen Bozhinov, u rrëzua papritur në fushë pak pas minutës së 40-të.

Futbollisti mbeti i palëvizur për disa momente, duke alarmuar shokët e skuadrës dhe lojtarët e të dyja ekipeve. Stafi mjekësor hyri menjëherë në fushë për t’i dhënë ndihmën e parë, ndërsa arbitri vendosi të ndërpresë përkohësisht takimin.

Pas konsultimit me kapitenët dhe pjesëtarët e dy pankinave, Bozhinov u nxor nga fusha me barelë dhe u transportua me ambulancë drejt spitalit San Leonardo në Castellammare di Stabia.

Fillimisht pati shqetësime për një problem serioz shëndetësor, por më pas u bë e ditur se mbrojtësi kishte pësuar një gjendje të rënduar dehidratimi, e shoqëruar me konvulsione. Sipas burimeve të Lega B, ai ka qenë gjatë gjithë kohës i vetëdijshëm.

Gjendja e Bozhinov Sipas buletinit mjekësor, futbollisti është zgjuar, i vetëdijshëm dhe me parametra jetësorë të qëndrueshëm.

“Bozhinov aktualisht është vigjilent, i vetëdijshëm dhe me parametra jetësorë të qëndrueshëm. Do të qëndrojë i shtruar për vëzhgim, në mënyrë që të përfundojnë ekzaminimet diagnostikuese”, thuhet në njoftimin e mjekëve.

Bozhinov do të vijojë të qëndrojë nën vëzhgim në spital, ndërsa pritet përfundimi i ekzaminimeve të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT