“Lëre të luajë…”/ Tri fjalët që ndryshuan historinë e futbollit dhe i hapën rrugën Lionel Messit

Pak njerëz e dinë se debutimi i Lionel Messit në futboll erdhi krejt rastësisht. Trajneri i tij i parë, Salvador Aparicio, ka rrëfyer historinë emocionuese të ditës kur nisi gjithçka:
Në fillim, Messi e la topin të kalonte pranë tij, por në prekjen e dytë gjithçka ndryshoi: “E kontrolloi topin dhe nisi të driblonte këdo që i dilte përpara. I bërtisja: Gjuaj, gjuaj…, por ishte shumë i vogël. Që nga ajo ditë ai mbeti përgjithmonë pjesë e ekipit tim”.
Aparicio e kuptoi menjëherë se kishte përpara një talent të rrallë: “Po, pa asnjë dyshim. Shënonte 6 ose 7 gola në çdo ndeshje. Ishte mbinjerëzor”.
Rrëfimi i tij mbyllet me fjalët që prekin çdo tifoz futbolli: “Kur e shoh sot në televizor, qaj. Më kujtohet ai djali i vogël. Nuk e zbulova unë Messin, por isha i pari që e futa në një fushë futbolli”.
Ndonjëherë, historia shkruhet nga një vendim i vogël. Në rastin e Lionel Messit, gjithçka nisi nga tri fjalë të gjyshes së tij: “Lëre të luajë”./telesport


