KF Tirana në zi, ndërron jetë vajza e futbollistit Freddy Alvarez

Sport

KF Tirana në zi, ndërron jetë vajza e futbollistit Freddy Alvarez

Klubi i Tiranës është në zi për shkak të ndarjes nga jeta të vajzës së lojtarit, Freddy Alvarez.

Në një postim në Facebook, ekipi kryeqytetas ka njoftuar lajmin e keq, duke ngushëlluar familjen Alvarez për humbjen e tyre.

“Me dhimbje të thellë ndajmë lajmin se vajza e lojtarit tonë, Freddy Alvarez, ka ndërruar jetë tragjikisht në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.

I gjithë klubi ynë është i tronditur dhe në zi, duke qëndruar pranë Freddyt dhe familjes së tij në këtë moment të rëndë.

Ngushëllimet tona më të sinqerta janë me familjen Alvarez.

U prehtë në paqe”, shkruan klubi i Tiranës.

ME TE LEXUARAT