Beshiktashi publikon fotot e Asllanit, mesfushori i Kombëtares zbarkon në Stamboll për vizitat mjekësore

Sport

Beshiktashi publikon fotot e Asllanit, mesfushori i Kombëtares zbarkon

Mesfushori i Kombëtares kuqezi, Kristjan Asllani ka mbërritur në Stamboll.

Beshiktashi publikon fotot e Asllanit, mesfushori i Kombëtares zbarkon

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi turk, Beshiktash. Në profilin zyrtar janë postuar foto të Asllanit teksa shkruhet se tani ai do tju nënshtrohet vizitave mjekësore.

Kështu për herë të parë, Asllani do të luajë jashtë Italisë. Vetë eksperti i merkatos, Fabricio Romano, zbuloi se turqit janë në bisedime të avancuara për të arritur akordin me Interin në formë huazimi.

Kontrata do të përfshijë edhe një klauzolë ku qëndron opsioni i blerjes, që megjithatë nuk do të jetë e detyrueshme. Beshiktashi është ndoshta klubi i vetëm jashtë Italisë, që gjeti përgjigjen pozitive të Asllanit pas interesimit.

ME TE LEXUARAT