Anglia humb yjet, pesë futbollistë tërhiqen njëherësh dhe detyrojnë Tuhel të ndryshojë listën

Trajneri i Anglisë, Tomas Tuhel, është detyruar të bëjë ndryshime në listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet e Ligës së Kombeve, pasi është përballur me tërheqjen e 5 lojtarëve njëherësh për shkak të dëmtimeve.
Deklan Rajs i Arsenalit, Tino Livramento i Njukasëll, Kol Palmer i Çelsit, si dhe dyshja e Mançester Junajtid, Kobi Maino dhe Markus Rashford, janë tërhequr të gjithë nga lista para grumbullimit edhe pse ishin pjesë e planeve të trajnerit të Anglisë.
Si rrjedhojë, trajneri gjerman ka grumbulluar Xhejms Garner të Everton dhe Morgan Gibs-Uajt të Notingem Forest për të plotësuar listën e ekipit të tij për këto ndeshje të cilat janë mëse të komplikuara.
Anglia përballet me Spanjën këtë të shtunë, ndërsa më pas luan ndaj Çekisë të martën, ndaj Kroacisë më 3 tetor e përsëri ndaj Çekisë më 6 tetor.


