Vra'sja e 44-vjeçarit në Sarandë, RENEA “zbarkon” në periferi të Kamzës, kontrolle në banesën e nipit dhe…
Lajmifundit
/
21 Shtator 2026, 13:15
Aktualitet

Pas vrasjes së Artan Myrtajt në Sarandë në orët e para të mëngjesit të sotëm RENA ka ushtruar kontrolle në banesën e Ervis Lamit, në periferi të Kamzës, nipit të tij dhe një person me lidhje miqësore.
Lami njihet si kreu i grupit të struktura kriminal që po vepron në Sarandë dhe Tiranë. Gjatë kontrolleve të ushtruara, mësohet se në banesën e tyre nuk është gjetur asgjë.
44-vjeçari Myrtaj sapo ishte liruar nga burg si i dyshuar për përfshirje në ngjarjen e korrikut të 2025 ku u plagosën 2 miqtë e Ervis Lamit, në qendër të Sarandës.


