Raporti/ UNICEF: 1 në 4 fëmijë në shqipëri në kushte varfërie! 47.5% të mitur disiplinim të dhunshëm nga kujdestarët

Soft

Raporti/ UNICEF: 1 në 4 fëmijë në shqipëri në

Në Shqipëri, 26.6% e fëmijëve janë të rrezikuar nga varfëria. Në raportin e UNICEF thuhet se 40.5% e popullsisë në vend është në rrezik varfërie ose përjashtimi social. Varfëria prek edhe aksesin e fëmijëve në shërbimet shëndetësore. Sipas të dhënave të UNICEF, në familjet që përballen me vështirësi ekonomike, 10.6% raportojnë se kanë pasur nevoja mjekësore të paplotësuara, një shifër e lartë kjo në krahasim me vendet e bashkimit Evropian që e ka 4.9%.

Një tjetër problem mbetet dhuna brenda familjes. Sipas raportit, 47.5% e fëmijëve të moshës 1 deri në 14 vjeç kanë përjetuar disiplinim të dhunshëm nga kujdestarët.

Vetëm gjatë vitit 2024, njësitë për mbrojtjen e fëmijëve menaxhuan 2,451 raste, ndërsa 1,913 fëmijë u regjistruan si viktima të dhunës.

Edhe për fëmijët që kanë nevojë për kujdes alternativ, institucionet rezidenciale mbeten një nga format kryesore të kujdesit. 59.4% e fëmijëve në kujdes formal alternativ ndodhen në jetimore.

Por sfidat, sipas raportit nuk ndalen vetëm te fëmijëria. 22.2% e të rinjve të moshës 15 deri në 24 vjeç nuk janë as në punë, as në arsim apo trajnim, ndërsa papunësia tek të rinjtë arrin në 22.8%.

Ndërkohë, investimet publike në sektorët që lidhen drejtpërdrejt me mirëqenien e fëmijëve mbeten të kufizuara. Në vitin 2024, arsimi përfitoi 2.6% të PBB-së, mbrojtja sociale 9.6%, ndërsa shëndetësia 2.77%.

Edhe zbatimi i politikave për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve mbetet ende i paplotë. UNICEF thotë se nga Agjenda Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2021-2026, deri tani është zbatuar vetëm 62% e masave të parashikuara.

Në vetëm një dekadë, pesha e fëmijëve në popullsinë e vendit ka rënë nga 26.4% që ishte në vitin 2011 në 19.1% . Sipas të dhënave të vitit 2023, në Shqipëri jetojnë rreth 460 mijë fëmijë të moshës 0 deri në 17 vjeç.

Rënia e lindshmërisë dhe emigrimi i vazhdueshëm, sipas UNICEF, kanë qenë faktorët kryesorë.

ME TE LEXUARAT