Mos e lini drekën pa e konsumuar, ja pasojat që sjell për trupin dhe trurin

Soft

Mos e lini drekën pa e konsumuar, ja pasojat që sjell për trupin

Mëngjesi shpesh cilësohet si vakti më i rëndësishëm i ditës, por sipas nutricionistes Jen Bruning, edhe dreka luan një rol kyç në shëndetin tonë të përditshëm. Anashkalimi i këtij vakti, sidomos në mënyrë të përsëritur, mund të ndikojë negativisht në trup dhe mendje.

“Nëse ndodh rastësisht, nuk është fundi i botës. Por kur shmangia e drekës bëhet e zakonshme, trupi përshtatet me një marrje më të ulët kalorike dhe kjo mund të dëmtojë shëndetin”, shpjegon Bruning.

Një nga efektet më të zakonshme është shtimi i oreksit në mbrëmje, çka çon në konsum më të lartë të kalorive. Ky çrregullim në rutinën ushqimore mund të shkaktojë rritje të niveleve të sheqerit në gjak dhe insulinës, duke rritur rrezikun për zhvillimin e diabetit.

Përveç ndikimit fizik, studimet tregojnë se kufizimi i ushqimit gjatë ditës mund të shkaktojë nervozizëm, luhatje humori, rënie të motivimit, ankth dhe në disa raste edhe depresion.

Në një ditë të ngarkuar, mund të duket e vogël rëndësia e një vakti, por dreka është pikërisht ajo që i jep trupit karburantin për të përballuar pjesën tjetër të ditës. Prandaj, mos e lini pas dore.

ME TE LEXUARAT