Kapet me ar'më në çantë, arrestohet 30-vjeçari në Durrës, procedohet e reja nga Tirana

Aktualitet

Kapet me ar'më në çantë, arrestohet 30-vjeçari
Një 30-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi u kap teksa qarkullonte i armatosur dhe mbante pa leje një armë zjarri.

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Informacioni”, në kuadër të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Në pranga ka rënë shtetasi H. K., 30 vjeç, banues në Durrës, i cili u kap në flagrancë në një apartament me qira në lagjen nr. 11.

Gjatë kontrollit, në çantën marsup të 30-vjeçarit u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri tip pistoletë, së bashku me municion luftarak.

Në apartament ndodhej edhe një 28-vjeçare, me inicialet K. Sh., banuese në Tiranë. Ajo është proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.


ME TE LEXUARAT