Kujdes nga influencerat! Mjeku: “ Nuk kam autorizuar Eliona Pitarkën dhe asnjë person tjetër të perdorë emrin tim për të promovuar dieta për fëmijë

Soft

Kujdes nga influencerat! Mjeku: “ Nuk kam autorizuar Eliona Pitarkën

Dr. Edi Tushe, neonatolog dhe pediatër, ka reaguar publikisht duke sqaruar se emri i tij është përdorur pa leje për të promovuar dieta për fëmijë dhe këshilla ushqimore që nuk kanë asnjë lidhje me qëndrimin e tij profesional dhe as nuk janë miratuar prej tij.

Mjeku thekson se çdo dietë për fëmijë duhet të bazohet në vizitë mjekësore, vlerësim të plotë shëndetësor dhe analizë individuale të fëmijës. Çdo përdorim i emrit të tij jashtë këtij kuadri është i pavërtetë dhe i paautorizuar.

Shëndeti i fëmijëve nuk është marketing. Respektoni profesionin, etikën dhe përgjegjësinë mjekësore.

Postimi i plote:

PARALAJMËRIM PUBLIK
Po sqaroj publikisht se emri im po përdoret pa autorizimin tim në përmbajtje që lidhen me dieta për fëmijë, me qëllime që nuk kanë asnjë lidhje me qëndrimin tim profesional dhe që nuk i kam miratuar apo mbështetur.
Nuk kam autorizuar Eliona Pitarka apo asnjë person tjetër të përdorë emrin tim për të promovuar dieta për fëmijë, këshilla ushqimore apo përfitime personale të çfarëdo forme.
Si mjek, deklaroj qartë:
• Nuk rekomandoj dieta për fëmijë pa vizitë mjekësore,
• pa vlerësim të plotë shëndetësor,
• dhe pa analizuar fëmijën në tërësinë e tij fizike dhe metabolike.

Çdo përdorim i emrit tim jashtë këtij kuadri është i pavërtetë dhe i paautorizuar.
Gjithashtu, kam qenë dhe do të jem kundër ushqimeve artificiale, formulave të përpunuara industrialisht dhe produkteve që shiten në kuti apo kavanoza nga kompani farmaceutike apo të ngjashme, veçanërisht kur bëhet fjalë për ushqimin e fëmijëve.
Çdo përdorim i mëtejshëm i emrit tim pa leje do të trajtohet si shkelje, do të dokumentohet dhe do të pasohet nga hapa ligjorë, nëse është e nevojshme.
Respektoni profesionin, etikën dhe përgjegjësinë mjekësore.

ME TE LEXUARAT