FOTO/ Kjo është gruaja që humbi jetën nga dora e bashkëshortit sot në Tiranë

Personi që shihni në foto është 58 vjeçarja Lumturie Patushi, e cila u vra me thikë nga burri i saj Hysni Patushi 68-vjeç, teksa ndodhej në banesën e vajzës për tu kujdesur për nipërit.
Në momentin kur ndodhi krimi i rëndë, në banesë ndodheshin dy nipërit e mitur të çiftit 10 dhe 14 vjeç, të cilët panë të gjithë skemën. I pranishëm ishte edhe baba ii tyre, dhëndri i viktimës.
Pas krimit autori është larguar duke hedhur thikën poshtë pallatit, armë e cila është gjetur nga policia.

Arratia të moshuarit i zgjati shumë pak, pasi policia e Tiranës e arrestoi atë në afërsi të Kamzës. Dyshohet se 68-vjeçari ndodhej në gjëndje të dehur në momentin e krimit.
Çifti i bashkëshortëve prej kohësh kishte probleme. Autori rezulton i arrestuar edhe në 2017-ën, për dhunë në familje. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe motivin që çoi 68-vjeçarin në vrasjen e bashkëshortes së tij.


