Flakët pranë parkut të Apolonisë, Gonxhja: Zjarri i shkaktuar nga njeriu, policia po heton

Soft

Flakët pranë parkut të Apolonisë, Gonxhja: Zjarri i

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme kodrat e Pojanit, në afërsi të Parkut Arkeologjik të Apolonisë. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa për shuarjen e flakëve ka nisur ndërhyrja edhe nga ajri.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili ndodhet në vendngjarje, tha se po punohet për izolimin e të gjitha vatrave të zjarrit, veçanërisht në zonat pranë parkut dhe banesave.

Ministri u shpreh se deri në këto momente nuk raportohet asnjë dëm në monumentet, artefaktet apo pjesën muzeale të Parkut të Apolonisë.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka falënderuar në mënyrë të veçantë Andrea Ramon nga Lushnja, i cili, së bashku me punonjësit e sigurisë së parkut, ka konstatuar ndër të parët zjarrin dhe ka ndërhyrë për shuarjen e flakëve në minutat e para.

Gonxhja tha se Ramo ndodhej në Apoloni gjatë ditës së fundit të pushimeve të tij në Shqipëri, së bashku me një shoqe nga Elbasani, e cila po e vizitonte për herë të parë parkun.

“Pamja që shikoni është pamja e një vizitori i cili ka ndihmuar në fikjen e minutave të para të zjarrit”, u shpreh Gonxhja, duke e falënderuar në emër të administratës së Parkut të Apolonisë.

ME TE LEXUARAT