Video me këmbët e pista u bë virale, Benny Blanco tallet me thashethemet për higjienën: Edhe kur nuk bëj dush...

Producenti i njohur i muzikës, Benny Blanco, ka reaguar me humor ndaj komenteve dhe talljeve që pushtuan rrjetin, pasi një video ku shfaqeshin këmbët e tij të pista u bë virale. Episodi ndezi menjëherë një valë reagimesh në internet, ku shumë përdorues nisën të vinin në dyshim edhe higjienën personale të producentit.
Në podcastin e tij “Benny’s Friends Keep Secrets”, Benny vendosi t’u përgjigjej drejtpërdrejt thashethemeve. Në bisedë u përfshi edhe miku i tij i vjetër, këngëtari Ed Sheeran, i cili nuk hezitoi të bënte shaka me situatën.
“Edhe unë jam si ty. Duket sikur nuk mbaj erë të mirë,” tha Ed me humor, duke shtuar menjëherë: “Por ti je njeriu që mban erën më të mirë nga të gjithë që njoh.”
Benny u përgjigj pa hezitim:
“E di! Unë mbaj erë të mirë, edhe kur nuk bëj dush.”
Biseda mori një kthesë edhe më komike kur të dy vendosën të “ngacmonin” bashkëprezantuesin e podcastit, reperin Lil Dicky. Pas një momenti kur Ed ndjeu erën e kërthizës së tij, ai shpërtheu në batutë:
“Kjo është si vrima e të pasmeve. A mund të më japë dikush diçka që ta largojë këtë erë?”.

Benny shtoi duke qeshur:
“Imja nuk mban erë fare.”
Sa i përket videos që bëri xhiron e rrjetit, ku shputat e këmbëve të tij dukeshin të mbuluara me papastërti, producenti ka një shpjegim të thjeshtë. Gjatë një paraqitjeje në emisionin “Jimmy Kimmel Live!”, ai tha se përgjegjësia nuk ishte e tij.
“Është faji i ambientit ku xhirojmë. Nuk është faji im,” u shpreh Benny.
Madje ai mbrojti edhe pamjen e këmbëve të tij:
“Kam këmbë shumë të mira. Dikush të bëjë zoom te këmba ime. Shikojeni. Këmbë e pastër!”
Megjithatë, pavarësisht gjithë zhurmës në internet, Benny e di se ka një person që e vlerëson nga koka te këmbët: bashkëshorten e tij, Selena Gomez. Aktorja e “Only Murders in the Building” bëri një paraqitje në podkastin e tij dhe në një moment, për habinë e të gjithëve, i puthi gishtin e këmbës./Shqip


