Ronaldo përballet me kritika në Botëror, Georgina ‘pushton’ kopertinën me bikini luksoze (FOTO)

Showbiz

Ronaldo përballet me kritika në Botëror, Georgina

Georgina Rodriguez ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare me paraqitjen e saj më të re në kopertinën e numrit korrik-gusht të revistës “Harper’s Bazaar Spain”, ku shfaqet me disa veshje banje elegante gjatë një seti fotografik të realizuar në një jaht luksoz.

Modelja dhe sipërmarrësja e famshme, e cila së fundmi është emëruar ambasadore e markës “Calzedonia” në Spanjë, ka pozuar me një sërë kostumesh plazhi, duke vënë në pah fizikun e saj dhe stilin e rafinuar.

Në intervistën e dhënë për revistën, 32-vjeçarja foli për lidhjen e saj me detin dhe mënyrën se si ai pasqyron personalitetin e saj.

Ronaldo përballet me kritika në Botëror, Georgina

“Për mua, deti është liri, energji dhe feminitet”, u shpreh ajo, duke shtuar se estetika moderne e markës përputhet me stilin e saj të jetesës.

Paraqitja e saj mediatike vjen në një moment kur partneri i saj, Cristiano Ronaldo, është në qendër të vëmendjes për paraqitjet me Portugalinë në Kupën e Botës 2026.

Ronaldo përballet me kritika në Botëror, Georgina

Ronaldo përballet me kritika në Botëror, Georgina

ME TE LEXUARAT