Një datë dhe një zemër e bardhë/ Dua Lipa ndan fotot e para nga dasma me Callum Turner

Showbiz

Një datë dhe një zemër e bardhë/ Dua Lipa ndan fotot e

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë për herë të parë një foto nga dita e saj e dasmës, duke emocionuar miliona ndjekës në rrjetet sociale.

Në postimin e publikuar, artistja ka zgjedhur të mos japë shumë detaje, por ka lënë të flasë vetë fotografia. Krahas saj, Dua ka vendosur vetëm datën “31.05.2026” dhe një zemër të bardhë, një përshkrim i thjeshtë që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave në mbarë botën.

 
 
 
 
 
Visualizza questo post su Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Un post condiviso da DUA LIPA (@dualipa)

Pamja romantike nga ceremonia ka grumbulluar mijëra komente dhe reagime brenda pak minutash, me ndjekësit që kanë shpërthyer në urime për çiftin dhe momentin e veçantë në jetën e artistes.

Postimi vjen pak ditë pasi mediat ndërkombëtare raportuan për martesën e Dua Lipës, ndërsa vetë këngëtarja duket se ka vendosur ta konfirmojë këtë kapitull të ri të jetës së saj me një dedikim minimalist, por plot domethënie. Fotoja është bërë menjëherë virale, duke u kthyer në një nga postimet më të komentuara të artistes gjatë këtij viti.

ME TE LEXUARAT