''Hakmarrja nuk ka datë skadence' babai i Edi Kuçit thyen heshtjen pasi Joz Marku i dhunoi të birin

Showbiz

''Hakmarrja nuk ka datë skadence' babai i Edi Kuçit

Pamjet skandaloze të sulmeve të dhunshme të këngëtarit Joz Marku ndaj Edi Kuçit kanë bërë xhiron e rrjetit, ndërsa tashmë për rastin ka ndërhyrë edhe Prokuroria Themelore në Pejë, e cila ka hapur rast ndaj Markut dhe ka kërkuar arrestimin e tij për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale, Edi Kuçi shihet teksa ndalohet në rrugë përmes një tabele “Stop”. Ai rrethohet nga një grup personash dhe më pas sulmohet fizikisht. Në një moment të videos dëgjohet Marku duke e pyetur Kuçin: “Pse m’ke shajt? Shaje Gjesti, shaje Gjestin”, ndërsa vijon përplasja fizike.

Kuçi shihet i gjakosur dhe duke kërkuar që sulmi të ndalet. Në fund të incidentit, sipas pamjeve, ai detyrohet të ulet në gjunjë dhe t’i kërkojë falje.

Sherri mes Joz Markut dhe Edi Kuçit vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas publikimit të videos skandaloze që bëri xhiron e rrjetit.

Së fundmi ka reaguar babai i Edit, i cili ka ndarë në rrjetet sociale foton e një tatuazhi të gdhendur në trup që lexon “Hakmarrja nuk ka datë skadence” duke lënë të kuptohet që do të hakmerret pas poshtërimit që i bënë të birit, Joz Marku me grupin e tij

ME TE LEXUARAT