FOTOT/ Kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën Lamine Yamalit?

Showbiz

FOTOT/ Kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën Lamine

Lidhja e futbollistit të famshëm, Lamine Yamal, me influencuesen Ines Garcia, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave rozë, ndërsa fansat janë gjithnjë e më kuriozë të dinë më shumë për vajzën që po i qëndron pranë yllit të ri të futbollit.

Ines Garcia është një influencuese spanjolle e njohur për përmbajtjen që publikon në rrjetet sociale, ku fokusohet te moda, bukuria, kujdesi për lëkurën dhe udhëtimet. Me miliona ndjekës në “Instagram” dhe “TikTok”, ajo ka krijuar prej vitesh një komunitet të madh online, por fama e saj është rritur edhe më shumë pas konfirmimit të romancës me Yamalin.

Së fundmi, Garcia vendosi t’u japë fund spekulimeve rreth mënyrës se si u njoh me futbollistin. Ajo mohoi historinë që ishte përhapur gjerësisht në rrjetet sociale, sipas së cilës Yamal e kishte ndihmuar në një dyqan pasi kartela e saj bankare nuk funksiononte.

FOTOT/ Kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën Lamine

FOTOT/ Kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën Lamine

FOTOT/ Kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën Lamine

ME TE LEXUARAT