Vatër zjarri në fshatin Gjonomadh të Korçës, forcat zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)
Lajmifundit
/
21 Korrik 2026, 17:38
Aktualitet

Një vatër zjarri sapo është bërë aktive në fshatin Gjonomadh, në bashkinë e Korçës.
Nga sa shihet, brenda kësaj vatre ndodhen 4-5 pika që kanë marrë flakë, çka lë të dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm.
Drejt zonës janë nisur dy mjete të forcave zjarrfikëse të Korçës, ndërsa flakët favorizohen edhe nga era. Ndërkohë, në vendngjarje ndodhen edhe forcat e policisë.


