“E kuptova sa shumë të deshta kur ike”, Gjesti thyen rekorde me baladën e dhimbjes ‘Memories’

Pas një periudhe të gjatë heshtjeje, reperi Gjesti është rikthyer zyrtarisht në muzikë me një projekt që prek zemrat e të gjithëve.
Kënga e re titullohet “Memories” dhe, ashtu siç pritej, është një dedikim i ndjerë për vëllain e tij të ndjerë, Elidonin. Kënga, e cila u shpërnda mbrëmjen e së enjtes, ka thyer rekorde shikueshmërie dhe është renditur ndër 11 këngët më të klikuara në botë.
Në postimin e tij shoqërues, Gjesti ka ndarë me fansat peshën e madhe emocionale që mbart ky projekt.
“Muzika m’ka nejt gjithmone afer, si n’gzim si n’idhnim. ‘Memories’ osht ni kange qe e kom shkru me lot edhe e kom pase shume t’vshire me inqizu,” shkruan artisti.
Ai shton se është përpjekur të kursejë familjen nga mërzitja e tepërt, por në këtë dhimbje po përpiqet të gjejë forcë për t’u rikthyer pranë publikut.


