Vizita e Ramës në Athinë/ Media greke: Provokim! Në të njëjtën datë me arrestimin e Belerit
Media greke SYRIZA i ka kushtuar një artikull takimit që pritet të mbajë Kryeministri Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Athinë më datë 12 Maj. SYRIZA e quan takimin e Ramës si një provokim nisur nga fakti se në 12 Maj është edhe përvjetori i paraburgimit të Kryetarit të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, i arrestuar për shit-blerje votash pak para zgjedhjeve lokale të 14 Majit.
Më tej media hedh akuza edhe drejt homologut të Ramës, Mitsotakis, se ky i fundit përdor pakicën greke si mjet për përfitime të vogla partiake.
“Vizita e paralajmëruar e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Greqi, në datën e përvjetorit të paraburgimit të Fredi Belerit, është një veprim provokues, i cili nxjerr në pah mungesën e një politike koherente për Ballkanin Perëndimor nga Qeveria e Mitsotakis Nënvizon zgjedhjet e tij komunikuese të deritanishme, të cilat dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe, nuk nxjerrin në pah realisht çështjen e shtetit të së drejtës në Shqipëri dhe nuk mbrojnë efektivisht të drejtat e minoritetit etnik grek në Shqipëri.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Të drejtat që rrjedhin si nga e drejta ndërkombëtare ashtu edhe nga ajo komunitare, veçanërisht duke pasur parasysh perspektivën evropiane të vendit. Qeveria Mitsotakis, siç u pa edhe në periudhën parazgjedhore, e trajton pakicën etnike greke si mjet për përfitime të vogla partiake.
Edhe një herë në pak 24 orë, vërtetohet se sa e rrezikshme është politika e jashtme e Mitsotakis për interesat kombëtare",- shkruhet në artikull.