Veliaj 6 orë në SPAK, Blendi Klosi habit me komentin për kryebashkiakun e Tiranës: Drejtësia e re…

Politikë

Veliaj 6 orë në SPAK, Blendi Klosi habit me komentin për

Sekretari i Përgjithshëm i PS Blendi Klosi pas një takimi me socialistët e Shkodrës mbi rienergjizimin, nuk komentoi dëshminë prej më shumë se 6 orësh të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në SPAK një ditë më parë.

Klosi u shpreh se drejtësia e re është ndërtuar me vullnetin dhe votat e PS dhe se kanë vendosur të mos komentojnë vendimet e SPAK me qëllimin që polika të mos ndërhyjë në vendimarrjet e drejtësisë së re.

Klosi foli edhe për zgjedhjet e ardhshme të 2025 duke thënë se PS po punon që të marrë edhe mandatin e katërt si dhe për Reformën Zgjedhore duke deklaruar se deri më tani ka ngecur për mungesë vullneti nga opozita duke shpresuar që tashmë Parlamenti ta miratojë më 84 vota edhe pse edhe kësaj radhe është e pamundur të realizohet vota e emigrantëve apo edhe depolitizimi i Komisioneve Zgjedhore.

SPAK po troket në dyert e PS dhe tashmë i është afruar goxha kupolës, i radhës në dyert e SPAK është Erjon Veliaj i cili qëndroi më shumë se 6 orë në Prokurorinë e Posaçme, ju shqetëson?

Klosi: SPAK-u apo e gjithë drejtësia e re është një strukturë e ndërtuar me vullnetin dhe me votat e partisë socialiste, një drejtësi e re e cila këtë do të duhet që ta arrinte në sytë e opinionit publik pra të gjykojë çdo rast në të cilën gjykohet se ka nevojë për t’u analizuar, studiuar, verifikuar e pastaj për t’u gjykuar. Pra nuk kemi asnjë shqetësim përsa i përket asaj çfarë qytetarët duan në fakt në vendin tone, të ketë një drejtësi e cila parimin e parë ka pandëshkueshmërinë. Pra ne do të jemi të hapur dhe nuk do të gjykojmë dhe nuk do të komentojmë asnjë veprim të drejtësisë së re.

Fakti që Veliaj shkoi në SPAK, a është një tronditje për PS sepse është kryetari i bashkisë më të rëndësishme në Shqipëri?

Klosi: Besoj e dhashë shpjegimin, e kam dhënë shpesh, nuk e kam problem që ta përsëris, ne kemi marrë tashmë një vendim për të mos komentuar asnjë veprim të drejtësisë së re. E kemi ngritur këtë drejtësi të re me parimin e parë që politika të mos ndërhyjë në vendimarrjen e saj.

 

ME TE LEXUARAT