Në pranga me urdhër të SPAK, fotot e Selami Lushkaj e Ksenofon Bodos, pjesë e grupit të Gëzim Çelës

Vijimi i operacionit “Flakë në det”, ka zbuluar një tjetër rast të trafikut të hashashit nga Shqipëria në drejtim të Italisë.
Vetëm në një rast grupi i drejtuar nga Gëzim Çelaj dhe Vlonjati, Arben Dalipaj i njohur ndryshe me nofkën “Kapelja”, kanë arritur të organizojnë trafikimin e 1500 kg hashash.
Më lart janë fotot e dy prej tre personave të arrestuar gjatë mbrëmjes së djeshme nga prokuroria e posaçme SPAK.
Bëhet fjalë për fierakun, Selami Lushkaj dhe Ksenofon Bodo. Ndërsa në prangat e policisë ka rënë dhe bashkëpunëtori i tyre, Ksenofon Bodo.
Rasti është dokumentuar nga prokuroria e posaçme, pasi prokurori Vladimir Mara në bashkëpunim dhe me skuadrat e përbashkëta të policisë italiane, kanë dokumentuar një seri episodesh ku fillimisht në pranga ranë dy shtetas që shërbenin si korrierë drogë dhe më pas operacioni vijoi duke çuar në pranga Gëzim Çelaj dhe deri tek shefin e komisariatit të Laçit, Dritan Metaj.
Organizatorët e këtij trafiku janë Gëzim Çelaj i cili u arrestua në Kosovë dhe më pas u ekstradua në Shqipëri dhe vlonjati Arben Dalipaj, njeriu që konsiderohet si i pakapshëm në det, për shkak të aftësive të mira të drejtimit të gomoneve.
Dalipaj, figuron në dosje me pseudonimin “Kapelja” dhe kishte komunikime me ish-efektivin Arlind Ismailukaj, tashmë të arrestuar. Arben Dalipaj njihet si një ndër skafistët më të aftë në vend.
Guardia di Finanzia dhe policia e shtetit në operacionin e parë “Flakë në det” arrestoi në flagrancë 6 trafikantët mes tyre dhe dy ukrainas, por u shpëtoi “Kapelja”, i cili mund të ketë ikur me not ose me ndonjë nga gomonet, që mund të ketë pasur edhe drogën e ngarkuar.
EMRAT/ Si u fundos banda e Gëzim Çelës nga telefoni i ish-policit, 3 anëtarë u arrestuan sot

Alket Deda, Ksenofon Bodo, Selami Lushkaj janë tre personat e arrestuar me urdhër të SPAK, si të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.
Nga zbërthimi i aparatit celular në pronësi të ish-policit Arlind Ismailukaj janë zbardhur biseda për trafikim drogë në 4 episode në Itali, Greqi, Kosovë dhe Turqi. Sipas hetimeve nga prokuroria e posaçme grupi në fjalë kanë trafikuar sasi të mëdha heroine, kokainë në gusht 2023.
Në këtë periudhë u zbuluan dhe u dokumentuan një rast të një trafiku kokainë që do të shkëmbehej më një sasi lëndë narkotike, ku i përfshirë rezulton edhe i ashtëquajtuari “baroni i drogës”, Gëzim Çela dhe disa persona të tjerë.
Pak ditë më parë Cela iu sekuestruan disa pasuri që besohet se që janë krijuar nga aktiviteti kriminal.
“Flakë në det”, SPAK arreston 3 anëtarët e bandës së Gëzim Çelës, kontrolle në banesa dhe biznese

Tre persona të tjerë janë arrestuar me firmë të GJKKO-së në kuadër të operacionit të koduar 'Flakë në det'
Operacioni i ndërmarrë vitin e kaluar çoi në pranga dhe një Komisar të Kurbinit, Dritan Metaj, që dyshohej se shoqëronte të njohurin si baronin e drogës, Gëzim Çela, dhe anëtarë të tjerë të grupit të drogës.
Në pranga kanë rënë personat e identifikuar me inicialet A. D., S. L. dhe K. B.,
"Në vijim të veprimeve proceduriale, në lidhje me procedimin penal nr. 185, të vitit 2023, në kuadër të të cilit, është zhvilluar operacioni policor i datës 15.08.2023, i emërtuar “Flakë në det”, ku nëpërmjet detit është tentuar të trafikohet një sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 46, datë 29.04.2024, ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, për caktimin e masës së sigurimit për personat nën hetim A. D., S. L. dhe K. B., si persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Masat e sigurimit ndaj personave nën hetim A.D. S.L. dhe K.B., janë ekzekutuar nga Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në datën 30.04.2024.
Gjatë ekzekutimit të vendimit për caktimin e masave të sigurimit, është ushtruar kontroll në disa banesa dhe subjekte tregtare"


