Të enjten seancë plenare/ Nga progres-raporti i KE te interpelanca me kryeministrin Edi Rama, çfarë pritet në Parlament

Politikë

Të enjten seancë plenare/ Nga progres-raporti i KE te interpelanca me

Të enjten, Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë seancën e radhës plenare, ku në fokus pritet të jenë klima e investimeve në vend dhe procesi i integrimit europian.

Në rendin e ditës është parashikuar një mocion me debat lidhur me problematikat e evidentuara në raportin vjetor të Departamenti i Shtetit i SHBA-së për klimën e investimeve në Shqipëri, si edhe gjetjet e progres-raportit të Komisioni Evropian.

Po ashtu, deputetët do të diskutojnë edhe projektrezolutën “Për procesin e anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimi Europian”.

Në seancë janë parashikuar edhe disa interpelanca me anëtarë të qeverisë.

Deputeti Tritan Shehu ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri kanë kërkuar interpelancë me zëvendëskryeministren Albana Koçiu.

Gjithashtu, deputeti Erion Braçe ka kërkuar interpelanca me ministrin e Financave Petrit Malaj, ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo dhe ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari.

Seanca do të përfshijë gjithashtu edhe diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

ME TE LEXUARAT